Shitja pa kriter e gazit, rrezikohen banesat dhe banoret
Gjirokaster - Specialistet japin alarmin se kushtet e tregtimit te gazit te lengshem rrezikojne jeten e popullates, ne Gjirokaster. Stina e ftohte e dimrit ka rritur ndjeshem kerkesat e popullates per gaz te lengshem, i cili perdoret per ngrohje ose gatim. Si shkak i kerkesave ne rritje te tregut, ne qytetin e Gjirokastres eshte rritur edhe numri i subjekteve te licencuara, per tregtimin e gazit te lengshem. Por sipas specialisteve kushtet e tregtimit te gazit, jane jashte te gjitha standardeve teknike dhe te sigurise madje duke vendosur ne rrezik edhe jeten e banoreve te cilet jetojne ne keto zona. Ne lidhje me minimizimin e kesaj problematike Policia Bashkiake, ka ndermarre nje aksion per kontrollin e situates ne te gjitha njesite e tregtimit te gazit ne qytet. "Ne kundershtim me legjislacionin ne konstatuam se, pjesa me e madhe e njesive te tregtimit te bombolave te gazit te lengshem ndodhen ne lagjet e banimit dhe mjaft te populluara", thone burime ne Policine Bashkiake. Madje sipas tyre ne rast avaria apo renie zjarri, bombolat qe tregtohen ne keto pika mund te rrezikojne seriozisht jeten e banoreve, si shkak i situatave te renda qe mund te krijohen. "Eshte skandaloz fakti qe nje pjese e njesive te tregtimit te gazit, jane vendosur ne katet e para te pallateve te banimit, duke sherbyer keshtu si shkaktare te ngjarjeve te mundshme me pasoja te renda", thane efektivat e Policise Bashkiake ne lidhje me kontrollin e ndermarre se fundmi.
B. Kore
B. Kore