I semuri mendor ther plakun per nje prekje
Durres- I semuri mendor ther te moshuarin pas nje shtyrjeje me sup ne rruge. Kalimtaret e qytetit te Durresit qe gjendeshin prane stadiumit, jane terrorizuar pasditen e djeshme, nga nje ngjarje e pazakonte. Rreth ores 13:15, ne lagjen numer 18, ne afersi te stadiumit "Niko Dovana", ata kane pare te shembet i pergjakur ne rruge, kalimtari Mehmet Hoxha 63 vjec. Fillimisht kane kujtuar se behej fjale per nje atak kardiak, por ne moment kane pare nje person qe vraponte me thike ne dore. Policia eshte njoftuar per ngjarjen e ndodhur dhe brenda 20 minutash ndaloi te dyshuarin Muhamet Kokomani, 40-vjec, i njohur si person me probleme mendore. I demtuari eshte derguar menjehere per ne spitalin e Durresit, nga ku dhe po kurohet per plagen e marre ne pjesen e barkut. Mjeket thane se 63-vjecari ndodhet jashte rrezikun per jeten, ndersa per te stabilizuar gjendjen e tij, eshte dashur nderhyrja kirurgjikale per plagen ne afersi te veshkave.
Pas deshmise se te arrestuarit Kokomani dhe te plagosurit Hoxha, forcat e rendit kane arritur te percaktojne edhe shkaqet e ngjarjes se ndodhur. Burime zyrtare bene me dije se 63-vjecari po ecte ne ane te trotuarit kur eshte ndeshur me 40-vjecarin agresor. Ai eshte perplasur pa dashje me sup dhe i ka kerkuar ndjese Kokomanit. Por 40-vjecari, ka reaguar ne menyren me te keqe te mundshme, duke e qelluar me thike, arme te cilen e mbante me vete. I dyshuari Muhamet Kokomani eshte arrestuar nga efektivet e policise se Komisariatit te Durresit vetem 20 minuta pas kryerjes se krimit, ne banesen e tij ne lagjen numer 18. Ne momentin e arrestimit, 40-vjecari agresor nuk ka bere rezistence ndaj forcave te rendit, duke u dorezuar. Po te njejtat burime saktesojne se autori i krimit vuante nga probleme mendore dhe per kete shkak ai kurohej vazhdimisht. Ne momentin e arrestimit, efektivet kane sekuestruar edhe armen me te cilen eshte kryer plagosja. I dyshuari eshte shprehur se Hoxha e kishte goditur qellimisht me sup, gjate kohes qe ai ecte ne trotuar. Grupi hetimor ka prere fleten e arrestit per Kokomanin dhe pritet te kryhet nje ekzaminim per gjendjen e tij mendore, gjate daljes ne gjykate per masen e arrestit, ndersa akuzohet per vepren penale te "vrasjes se mbetur ne tentative".
E.Arapi