Grabitje me armë në Vlorë, në kërkim autori
Një grabitje me armë është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Skelës në qytetin bregdetar ku menaxheri i një supermarket është grabitur sapo ka dalë nga banka me një sasi parash.
Sipas informacioneve një person i maskuar nën kërcënimin e armës i ka grabitur administratorit të supermarketit paratë dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja.
Uniformat blu të lajmëruara në kohë kanë rrethuar tërë zonën ku ndodhi grabitja dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e grabitësit. Gjithashtu policia ka marrë në pyetje menaxherin e supermarketit si dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorit të grabitjes.