Librazhd, makina përplas rëndë kalimtarin

Një kalimtar është plagosur paraditen e sotme pasi është përplasur nga një automjet në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Xibrakë ku personi, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur ishte duke kaluar në njërën anë të rrugës në tjetrën në kohën kur është përplasur nga një automjet.
Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Elbasanit dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
Ndërkohë menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e të plagosurit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.