Integrimi, Sanino: Ruani ritmin e reformave, ky vit vendimtar
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në KE në përfundim të takimit të tij me ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, vletrëson dialogun e nisur mes palëve politike në Shqipëri, por sipas tij duhet të përmbushen reformat e kërkuara, me qëllim integrimin e vendit në BE.
“Vlerësoj dialogun. Ka ndodhur emërimi i Avokatit të Popullit, i pranuar nga të gjitha palët, ishte një proces transparent. Ka filluar dialogu për reformën zgjedhore dhe për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar. Duhet të vazhdohet në këtë rrugë, të ruani ritmin e reformave, është një vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në Europë”, tha ai.
Sanino deklaroi ndër të tjera se, integrimi është një proces gjithëpërfshirës dhe kërkon kontributin e të gjitha palëve politike.
“Procesi i integrimit do jetë një proces gjithëpërfshirës që kërkon përfshirjen e të gjitha forcave politike, sepse vetëm kështu mund të ecet përpara”, shtoi i dërguari i KE.
HAXHINASTO: PROCESI I INTEGRIMIT MBI CDO AXHENDË
Ora 10:55- Nga ana e tij kreu i diplomacisë shqiptare Edmond Haxhionasto garantoi të dërguarin e KE, se integrimi është axhenda kryesore mbi të cilën po punohet.
“Plotësimi atyre detyrimeve të vendosura nga BE është axhenda kryesore para nesh, shikojmë që ka zhvillime pozitive sidomos në nisjen e punës për reformës zgjedhore. Është e rëndësishme që ky proces të vazhdojë”, tha Haxhinasto, ndërkohë që kërkoi angazhimin e të gjitha forcave politike, me qëllim marrjen e statusit kandidat në BE.
“Ky është një vit shumë i rëndësishëm, angazhimi i plotë i të gjithë faktorëve politikë do ishte vendimtar për arritjen e rezultateve konkrete”, tha ai.
SANINO SOT NË TIRANË PËR 12 KRITERET
Ora 09:00- Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sanino do zhvillojë sot në Tiranë një vizitë zyrtare, ku në fokus do të jetë plotësimi i 12 rekomandimeve për statusin e vendit kandidat.
Qëllimi i vizitës së Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Evropian është ecuria e punës për planin e veprimit mes BE-së dhe Shqipërisë, i cili u diskutua pak ditë më parë në Ministrinë e Integrimit në praninë e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.
Zyrtari i lartë ndalesën e tij të parë po e bën në Ministrinë e Jashtme, ku po zhvillon një takim me ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, ndërkohë që axhenda e tij parashikon takime me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli si dhe kryetarin e Partisë Socialsite Edi Rama.
Gjatë takimeve, zyrtari i KE pritet të nxisë palët politike të vijojnë rrugën e bashkëpunimit për përmbushjen e 12 rekomandimeve të vendosura nga BE për marrjen e statusit të vendit kandidat.
(el.me/ma.ar/BalkanWeb)