Greqi, reagime të ndryshme për marrëveshjen e pritshme
ATHINE - "Parimi i PASOK është se asgjë nuk ka për t'u miratuar nëse më parë nuk arrihet marrëveshje ndërmjet liderëve politikë", deklaroi zëdhënësi i PASOK-ut, Panos Beglitis, pas përfundimit të mbledhjes së këshillit politik të partisë, mbledhje që u zhvillua menjëherë pas takimit të liderëve, të dielën në mbrëmje.
"PASOK-u do të veprojë me të njëjtën ndjenjë përgjegjësie kombëtare që ka vepruar gjatë qeverisjes dyvjeçare dhe me objektiv kombëtar shmangien e falimentimit të vendit", shtoi.
Ndërkaq, mësohet se me anë të një letre drejtuar kryeministrit Papadhimos, kryetari i PASOK, Jorgos Papandreu propozon zgjatjen e afatit të qeverisë së bashkëpunimit deri në vitin 2013.
"Bindja e përgjithshme është se jeta e kësaj qeverie duhet të zgjatet, madje deri në vitin 2013, sepse kjo siguron qetësi politike dhe stabilitet dhe garanton se ato çka vendosim e votojmë, do të bëhen realitet", nënvizon Papandreu në letër, ku edhe njëherë përsërit mbështetjen ndaj qeverisë Papadimos.
Lideri i Demokracisë së re, Antonis Samaras nuk u prononcua pas daljes nga selia e kryeministrisë, por me të mbërritur në selinë e partisë, bëri një deklaratë të shkurtër. "Për herë të parë po bëhen negociata. Na kërkojnë më shumë recesion. Vendi nuk duron. Po luftoj me çdo mënyrë për ta shmangur", tha Samaras.
"Ndodhemi në mesin e një beteje të madhe dhe deri tani, gjërat po zhvillohen në mënyrë të kënaqshme", deklaroi kryetari i LAOS-it, Jorgos Karaxhaferis, pas përfundimit të një mbëedhjeje me drejtuesit kryesorë të partisë, duke vlerësuar se këmbëngulja e Trojkës për të shkurtuar pagën e 13 dhe 14 si përfundim nuk do të pranohet, sepse gjen përgjigje politika e ekuivalencave që u propozua dhe se nuk do të ketë rritje në vlerat objektive. «Nuk do të kontribuoj në shpërthimin e një kryengritje nga mjerimi, që në vazhdim do të djegi të gjithë Evropën», tha ai.
Në krahun tjetër të politikës, partitë e majta dhe sindikatat reagojnë me protesta ndaj marrëveshjes eventuale që pritet të finalizohet.
Partia Komuniste fton punonjësit "të bashkojnë zërin e tyre", me tubime proteste në sheshin Omonia në Athinë dhe para statujës së Elefterios Venizelos në Selanik.
Koalicioni i të majtës, SYRIZA, njoftoi një tubim proteste po në qendrë të Athinës, "kundër masave që komplotuan qeveria dhe Trojka".
Konfederata e Përgjithshme Sindikale (GSEE) dhe ajo e sektorit publik (ADEDY), orientohen drejt shpalljes së një greve 24 orëshe ditën e martë, por vendimi përfundimtar pritet të shpallet sot.