E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekja që bëri autopsinë e Amy Winehouse, e paspecializuar

LOS ANGELES- Autopsia e këngëtares së ndjerë, Amy Winehouse, është kryer nga mjekja Suzanne Greenaway, e cila gjendet aktualisht në mes të një skandali, sic raporton BBC.

Mediat britanike shkruajnë se, që të bëhet një mjeke ligjore në Angli, kjo e fundit duhet të kishte kryer një praktikë 5-vjecare në zyrën e një mjeku tjetër, edhe pse studimet i ka kryer në Australi.

Mësohet gjithashtu se mjekja është emëruar në këtë detyrë nga bashkëshorti i saj Andrew Reid dhe se nuk është e specializuar për të kryer atë punë.

Prandaj raporti për vdekjen e Amy-t mund të shpallet i pavlefshëm dhe për këtë arsye familja e Winehouse po kërkon bërjen e një autopsie të re.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›