Buxheti rrezikon të shkojë në gjykatë në rast se nuk rishqyrtohet
Javën e ardhshme, mbledhja e Këshillit Bashkiak për buxhetin. Palët në heshtje, në pritje të një vendimi të ri për buxhetin e Tiranës
Emanuela Sako
Buxheti rrezikon të shkojë në gjykatë në rast se nuk respektohen procedurat ligjore. Kështu, nëse nuk do të ketë një mbledhje të Këshillit Bashkiak për rishqyrtimin e buxhetit, çështja do t’i kalojë gjykatës dhe do të jetë ajo që do të vendosë për vlefshmërinë e tij. Pas deklaratës së bërë nga nënkryetari i Këshillit Bashkiak për hyrjen në fuqi të buxhetit, duket se procedurat ligjore do ta vënë edhe një herë në diskutim për rishqyrtim çështjen e buxhetit. Sipas procedurave ligjore, pas kthimit mbrapsht të buxhetit nga Prefekti i Tiranës, duhet që Këshilli Bashkiak të mblidhet edhe një herë për të rishqyrtuar nenet ku janë hasur kontestime. Pavarësisht kësaj, nuk është detyrim që buxheti të ndryshohet ose jo, por rishikimi dhe mbledhja janë një detyrim ligjor. Burime nga Këshilli Bashkiak i Tiranës bëjnë të ditur se javën e ardhshme do të ketë një mbledhje të këshillit për të diskutuar për buxhetin.
Mbledhja
Mbledhja e këshillit del si domosdoshmëri për të zbatuar procedurat ligjore. Por, Bashkia e Tiranës nuk ka ndërmend të rishqyrtojë nenet e kontestuara, pasi ata theksojnë se nuk ka asnjë shkelje në parashikimet që bëhen në buxhet. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Petraq Simo, pak ditë më parë theksoi se buxheti i Bashkisë së Tiranës përfundimisht hyn në fuqi sipas procedurave ligjore. Simo i dërgoi një shkresë Prefektit të Tiranës ku sqaroi se buxheti shpallet i vlefshëm nga Këshilli Bashkiak i Tiranës. Sipas nënkryetarit, loja politike tashmë ka marrë fund dhe buxheti ka marrë votat e konsiderueshme nga anëtarët e Këshillit për t’u miratuar. Në këtë mënyrë do t’u hapet rrugë investimeve që janë parashikuar në këtë buxhet.
“Berisha dhe Meta duhet të gjejnë diçka tjetër për të vazhduar muajt e mjaltit politik mes tyre e jo buxhetin e Tiranës, që boll e mbajtën peng për interesat e tyre në dëm të interesave të qytetarëve. Refuzimi i Prefektit është vazhdim i lojës së Berishës e Metës, por për mua kjo lojë është e mbyllur. Me votat e shumicës dhe në bazë të Kushtetutës e Ligjit, buxheti ka hyrë në fuqi. Këtë ia kam komunikuar me shkrim edhe Prefektit, përmes Shkresës me Nr. Prot.1425/2, dt.23.02.2009”, - u shpreh nënkryetari Simo. Kështu, Bashkia e Tiranës ka të drejtë të lëvrojë fondet e parashikuara për shumë projekte që do të realizohen në të gjitha zonat e kryeqytetit. Këto investime janë mbajtur pezull deri në momentin e shpalljes së vlefshmërisë që iu bë buxhetit gjatë ditës së djeshme.
Deklarata
Që nga shpallja e vlefshmërisë së buxhetit nuk ka pasur më kundërshtime politike. Duket se deklarata e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak u ka dhënë fund kundërshtimeve politike dhe kontestimeve që i janë bërë buxhetit muajve të fundit. Ai i ka konsideruar kundërshtimet e bëra nga disa prej anëtarëve të Këshillit dhe Prefektit të Tiranës tërësisht politike dhe bllokuese për projektet e Bashkisë së Tiranës. Madje, që në fillimet e zhurmës së madhe që u bë për buxhetin, të gjitha deklaratat dhe përgjigjet e marra kanë qenë tërësisht me nuanca politike dhe penguese. Sipas drejtuesve të Bashkisë së Tiranës, buxheti është përpiluar mjaft mirë, por situatat politike ndikuan në mosmiratimin nga ana e Prefektit të Tiranës. Herën e fundit, buxheti u votua me 29 vota pro, nga të cilat 22 janë dhënë nga anëtarët socialistë dhe të PSD-së dhe 7 vota të tjera nga partitë e vogla. Votimi u shpall i vlefshëm nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u kundërshtua nga kryetari i Këshillit Bashkiak, i cili e ka konsideruar të pavlefshëm votimin dhe së fundi edhe nga Prefekti i Tiranës. Kreu i Bashkisë e ka cilësuar si një sulm politik për të penguar zhvillimin e kryeqytetit dhe punën e Bashkisë. Tashmë që vendi është në prag zgjedhjesh parlamentare dhe situata politike po vjen drejt “nxehjes”, loja politike duket se u përdor për të mbajtur pezull punët në Bashkinë e Tiranës. Bashkia e Tiranës, shpeshherë, në deklaratat e saj zyrtare, ka kërkuar ndërgjegjësimin e forcave politike për ta shmangur këtë pretekst dhe për t’u hapur rrugë projekteve të nisura.
28 Shkurt 2009