E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, vazhdojnë kërkimet për 6-vjecaren u zhduk prej 4 ditësh

KUKëS- Policia e Kukësit vazhdon kërkimet për gjetjen e vajzës 6 vjecare nga Kukësi. Për cdo person që mund të japë informacion, policia premton si shpërblim një shumë prej 500 mijë lekësh. 6-vjecarja Bleona Mata është zhdukur prej 4 ditësh, në fshatin Zapod të Kukësit. Edhe pas kërkimeve nga komuniteti i zonës dhe kërkimeve intensive të policisë për katër ditë nuk ka asnjë shenjë të vajzës.

Mësohet se 6-vjecarja ka qenë duke kullotur bagëtinë në një lëndinë rreth 500 metra larg shtëpisë dhe që prej atij momenti nuk është parë më.

Bashkëmoshatarët e saj të cilët para zhdukjes kishin qenë me të, kanë gjetur vetëm xhupin e vogëlushes në vendin ku ajo ishte shtrirë për të pushuar. Alarmi është dhënë nga familjarët e saj të cilat janë shqetësuar pasi vajza nuk është kthyer në shtëpi në të njëjtin orë sic vepronte cdo ditë. Menjëherë ata kanë njoftuar policinë ndërsa janë vënë në kërkim të 6-vjecares. Apeli I tyre është bërë edhe në News 24.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›