E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Arrëz, mbahet festivali i instrumenteve popullore

PUKë- Për tre ditë me rradhë në qytetin e Fushë Arrëzit, u zhvillua festivali kombëtar i instrumentistëve popullore ku morën pjesë mbi 400 instrumentistë nga të gjitha trojet shqiptare.

Spektaktorë të shumtë, duartrokitën interpretimin e talenteve të reja, të cilët ofruan emocione me punimet e tyre në instrumentat tradicionale si lahuta, gërneta, ciftelia, daullia, e defi.

Ky festival zhvillohet për të shtatën vit rradhazi, në Fushë Arrëz, ndërsa fëmijët pjesmarrës në festival, vizituan vendet turistike të Pukës. Për interpretimin më të mirë, u dalluan grupet e Mirditës, Tropojës, Pukës, etj. Kupën e festivalit e fitoi grupi i “Drenasit” ndërsa flamurin e festivalit e fitoi “Fushë Arrezi”.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›