E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabitje me maska në Korçë, plagoset një person

Një person është plagosur si pasojë e një grabitjeje me maska në Korçë. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në një lokal ilegal bixhozi. Tre persona, të cilët ishin të armatosur dhe me maska, kanë hyrë brenda dhe kanë arritur që të marrin 30 mijë euro. Gjatë vjedhjes, ata kanë hasur në kundërshtimin e një personi dhe kjo ka bërë që ata të qëllojnë ndaj tij, duke e plagosur. Më pas, të tre personat e maskuar ia kanë dalë që të realizojnë planin tyre, duke arritur që të largohen nga lokali me shumën e parave me vete. Vendi ku ndodhi grabitja është në rrugën e Dishnicës, pranë një pike karburanti në këtë qytet. Menjëherë ndaj të plagosurit është dhënë ndihma e parë nga personat në lokal. Ata e kanë transportuar atë në spitalin qytetit, për t’u kuruar për plagën e marrë. Në vendngjarje ka shkuar edhe policia e qytetit, e cila ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur këtë grabitje. Policia ka mbledhur dëshmitë e para në lidhje me vjedhësit dhe po punon për identifikimin tyre. Megjithatë, ende nuk është arritur që të gjendet identiteti i tyre. Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›