E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, pranga 2 persona, shpërndanin heroinë e kokainë

VLORË- Policia e Vlorës sekuestroi një sasi lënde narkotike të llojit heroinë e kokainë, ndërkohë që arrestoi dy persona, të dyshuar si shpërndarës në këtë qytet. Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur se "gjatë operacionit të koduar "Rinia", që u finalizua në orët e para të mëngjesit të sotëm, u arrestuan në kushtet e flagrancës Adriatik Lutaj, 20 vjeç, dhe Rikelv Alimuçaj, 23 vjeç, nga Vlora, të dyshuar si shpërndarës, si dhe u sekuestruan gjysmë kile lëndë narkotike e dyshuar si e llojit heroinë, 2.1 gr pluhur i bardhë, i dyshuar si kokainë dhe 4.4 gr lëndë narkotike e dyshuar si e llojit hashash". Mësohet se, fillimisht policia ka ndaluar të riun Lutaj, të cilit iu gjet pakoja me pluhurin e dyshuar si lëndë narkotike e llojit heroinë dhe më pas, në vijim të operacionit të mësipërm, u prangos edhe 23-vjeçari Alimuçaj, në banesën e të cilit u zbulua sasia tjetër e lëndës narkotike. Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›