Kryeministri i zgjedhur dhe kerkimi i punes ne parti
Dy kendvështrime për një term e një zyrë. Mentor Nazarko e quan Normal ndonese jo kushtetues vetëquajtjen e Edi Rames kryeministër i zgjedhur dhe hapjen e zyrës me të njëjtin emër në selinë e Partisë Socialiste. Sipas tij kjo është një risi që në një të ardhme mund të përfshihet në Kushtetutë. Ndërsa Artan Hoxha e cilëson si sjellje tipike të Ramës që i jep përparësi formës mbi përmbajtjen edhe kur nuk është aspak e nevojshme. Ata bien dakord për transparencën në mbledhjen e cv-ve të punësimit në PS, por jo për produktin që vjen pas saj.
Mjafton që të quhet si e Obamës dhe për socialistët kjo duket më e rëndësishme se sa të jetë në Kushtetutë. Në republikën parlamentare të Shqipërisë e quajnë kryeministër të zgjedhur kryetarin e tyre Edi Rama, njësoj si amerikanët presidentin që e zgjedhin direkt me votën e tyre. Prej disa ditësh kryesocialisti ka një zyrë tjetër në selinë e partisë së tij, zyrën e kryeministrit të zgjedhur.
Padyshim që Rama do të jetë kryeministri i ri i shqiptarëve në shtator, ndaj Artan Hoxha e sheh të tëpërt vëmendjen që kryesocialisti po i kushton formës. Sipas tij kjo parathotë se qeverisja e Rama nuk do të ketë përmbajtje, ashtu siç nuk kishte në bashki, kur puna e tij identifikohej me bojatisjen e qytetit.
Për Mentor Nazarkon problemi qëndron tek koha e gjatë nga dita e zgjedhjeve deri në mbledhjen e Parlamentit të ri, e zgjatur me ndryshimet kushtetuese të 2008-ës. Kushtetuta e vjetër njësoj si disa të vendeve të BE parashikonte një kohë më të shkurtër tranzicioni nga qeveria në qeveri
Mendimin e kanë të ndryshëm edhe për mbledhjen në PS të CV të punësimit. Bien dakord për transparencën, por jo për produktin që vjen prej saj