Graçanicë, 6 të plagosur nga një shpërthim
Radio Graçanica raporton se sipas banorëve të zonës, shpërthimi u shkaktua nga një granatë dore. Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me këtë çështje. Në fshatin Bostane jetojnë 20 familje serbe dhe 14 rome.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Graçanicës, zyrtarë të të cilit bëjnë me dije se njëri prej viktimave ka pësuar plagë të rënda dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Po sipas të njëjtave burime, të gjithë të plagosurit ndodhen në gjendje shëndetësore të qëndrueshme.