Gracanice, serbet ne proteste per heqjen e antenave
GRACANICE- Disa qindra serbë kosovarë po protestojne në qendër të Graçanicës për shkak të çmontimit të operatorëve të telefonisë mobile nga Serbia.
Mediat informojnë se protesta vazhdon e qetë ndërsa policia e Kosovës dhe KFOR ka rritur masat e sigurisë.
Autoriteteti Rregullativ i Telekomunikacionit largoi këtë fundjavë 14 antena të vendosura në mjediset serbe për shkak të ‘operimit të paligjshëm të tyre’.
Qeveria tha se vendimi ishte në funksion të vendosjes së ligjshmërisë në tregun e telekomunikimeve në Kosovë, por veprimi është dënuar nga Beogradi zyrtar.
Protestuesit thonë se kjo do të jetë një mesazh I qartë për Prishtinën se serbët nuk pranojnë shantazhin. Ata akuzojnë qeverinë e Kosovës se po përpiqen për të izoluar serbët e Kosovës.
Presidenti i Serbisë, Boris Tadic e ka cilësuar nxjerrjen jashtë funksionit të operatorëve serbë në Kosovë si shkelje të të drejtave të njeriut dhe ka paralajmëruar bisedime të vështira me EULEX-in. Ai tha se do të kërkojë edhe bisedime ndërkombëtare për këtë çështje.
Pas ndërprerjes së punës së tyre në mjediset serbe, Posta dhe Telekomi i Kosovës ka filluar shpërndarjen falas të sim kartelave për serbët që duan të shfrytëzojnë shërbimet e operatorit Vala.
(s.g/BalkanWeb)