E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tajlandë/ Sulmohet banesa e ish-kryeministrit, 11 të plagosur



Rreth 11 persona kanë mbetur të plagosur, ndër të cilët edhe dy policë, gjatë shpërthimit të një bombe të hedhur në banesën e ish-kryeministrit tajlandez në Bankok. Lënda shpërthyese ishte vendosur përpara banesës së Banharn Silpa-archa, kreu i qeverisë në vitet 1995-1996. Ndërkaq në të tjera zhvillime protestuesit e opozitës tajlandeze të njohur si "Këmishat e kuqe" kanë kërkuar nga mbështetësit që të mos dorëzohen deri në fitore, por lajmëruan ndryshimin e taktikave. Ata pohuan se do ta heqin mbishkrimin "Këmishat e kuqe", në mënyrë që të mos jenë objekt i lehtë i vemendjes së forcave të rendit.
Kryeministri aktual i Tajlandës, Abhisit Vejajiva hodhi poshtë propozimin paqësor të protestuesve. "Këmishat e kuqe" janë kryesisht mbështetës nga zonat rurale të ish kryeministrit në mërgim, Taksin Shinautra, dhe aktivistë pro demokracisë që ishin kundër grushtit ushtarak të shtetit në vitin 2006. Së fundmi dhjetëra njerëz, kanë bllokuar rrugët në Tailandë, duke mos i ndalur protestat e tyre të cilat janë në format nga më të ndryshmet. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›