E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali me femijet, kerkohet dosja e "Save the Children"

GJIROKASTER- Prokuroria e Gjirokastrës thellon hetimet mbi skandalin me fëmijët normalë të cilët regjistroheshin si fëmijë anormalë për të përfituar fonde nga projekte donatore në kopshtin Cicërimat. NEWS24 duke iu referuar burimeve nga kjo prokurori bën të ditur se nga organizata “Save The Children”ka kërkuar dosjen e programit mbi projektin e realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të rrethit dhe Drejtorinë e Kopshtit.

Mësohet se prokuria e Gjirokastrës i ka dërguar kerkesë zyrtare organizatës Save The Children për të tërhequr të gjithë dokumentacionin që ka të bëjë me projektitn ku përfshiheshin fëmijët me aftësi të kufizuar dhe me probleme mendore të cilët trajtoheshin ndryshe nga stafi i kopshtit.

Skandali u zbulua nga denoncimi i një prej prindërve të fëmijëve, kur zbuloi se fëmija i tij, normal, figurinte ne listat e fëmijë me probleme mendore. Pedagogu dhe publisti Virion Graci ngriti padi ndaj drejtoreshës së kopshtit Tefta Zhulla dhe ish Drejtorit të Arsimit Vasil Muka. Ai kërkoi hetim pasi sipas tij në listat fiktive figurojnë edhe fëmijë të tjerë normale por që janë shënuar si fëmijë me probleme. Ish drejtoresha e kopshtit është pezulluar nga puna dhe ndaj saj është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›