Gracka arrestohet i shumekerkuari ne Vlore

Një shumë i kërkuar për vrasje është arrestuar nga policia e Vlorës, si rezultat i operacionit policor “Gracka”. Sipas njoftimit të policisë është arrestuar Ziadet Selam Arapaj, 29 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar policor dhe i dënuar nga Gjykata e Apelit të Bolonjës për veprat penale të: vrasjes së kryer në bashkëpunim, vrasjes së mbetur në tentativë (2 here) si dhe armëbajtje pa leje. Ziadet Arapaj në vitin 2003 në zonen e Rexhio Emilia- Itali, në bashkëpunim me persona të tjerë ka vrarë shtetasin:Behar Myzyri dhe ka tentuar të vrasë duke e plagosur rëndë shtetasit: Gëzim dhe Përparim Myzyri. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Vlorë për procedurat e ekstradimit.
Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës nga 1 janari 2012 deri tani ka kapur 127 persona të shpallur në kërkim, thënë ndryshe 41 persona të kapur më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2011.
Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës nga 1 janari 2012 deri tani ka kapur 127 persona të shpallur në kërkim, thënë ndryshe 41 persona të kapur më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2011.