Kundertheniet shqiptare Shqiperia Kosova dhe BE-ja
Marre nga The Economist
ndrra e Shqiperise qe te hyje ne Bashkimin Evropian eshte ne veshtiresi te madhe. Ky eshte vleresimi i zymte i Mirosllav Lajcakut te emeruarit te BE-se ne Ballkan. Lajcak eshte perpjekur te arrije nje marreveshje mes kryeministrit Sali Berisha dhe kreut te opozites Edi Rama. Lajcak pohon se nese Berisha e Rama nuk bien ne ujdi para zgjedhjeve te 8 majit ata do te ndajne pergjegjesine per katrahuren e krijuar pavaresisht justifikimeve qe do te nxjerrin. Nuk ka pasur nje politike normale ne Shqiperi qe nga zgjedhjet e qershorit te vitit 2009 per te cilat Rama akuzon Berishen per manipulime. Opozita e braktisi Kuvendin e shkoi deri ne greve urie duke i ngritur cadrat para zyres se Berishes. Kjo eshte vleresuar si e papershtatshme per nje vend qe sapo i eshte bashkuar NATO-s dhe ka aplikuar per ne Bashkimin Evropian ndaj te huajt u perpoqen te ushtronin presion mbi te dyja palet. Tani ata kane hyre serih ne mes te problemit. Xhim Stainberg nensekretari amerikan i Shtetit vizitoi Tiranen me 25 shkurt. Por zoti Lajcak thote se miqte nderkombetare te Shqiperise po e humbasin durimin. Telashi i fundit u shfaq ne janar kur ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti i dha nje televizioni nje video ku dukej se Ilir Meta po diskutonte per nje ryshfet te madh. Meta ne ate kohe zevendeskryeminister e denoncoi videon si te falsifikuar megjithate dha doreheqje. Pak dite pas kesaj nje proteste e opozites u kthye ne tragjedi. Vezhguesit pohojne se nje grup ekstremist i protestuesve po kerkonin trazira. Por askush nuk priste qe Garda e Republikes qe rrethonte zyren e kryeministrit te hapte zjarr duke vrare kater veta nga turma. Berisha menjehere akuzoi Ramen se synoi te bente grusht-shteti duke perdorur arme te maskuara si ombrella. Kur prokurorja e pergjithshme ngriti padi ndaj disa anetareve te Gardes Berisha u perpoq te pengonte arrestimin e tyre. Ai e cilesoi kryeprokuroren si te perdalen e bulevardit dhe pjese te komplotit te opozites. Genc Pollo anetar i Qeverise se Berishes kembengul se protesta ishte e mireorganizuar si perpjekje per te sulmuar ndertesen kryesore te Qeverise ne te cilen gjendeshin kryeministri dhe te tjeret. Te pakuptimta i quan akuzat Rama. Ata vodhen zgjedhjet per ta plackitur vendin dhe tani jane ne gjendje te vrasin njerez ne menyre qe te vazhdojne grabitjen e shtetit thote Rama. Berisha beson se ka mbeshtetjen amerikane. Kjo i jep atij fuqi per te rezistuar arritjen e nje marreveshjeje me Ramen. Por Lajcak thote se eshte e nevojshme qe te dy te bien dakord per ti shmangur problemet qe cojne ne keqperdorimin e zgjedhjeve. Kjo duhet te ndodhe perpara zgjedhjeve te majit per pushtetin lokal. Ne te kundert akuzat do te perseriten paqendrueshmeria do te vazhdoje dhe shpresa e Shqiperise qe te hyje ne Bashkimin Evropian nuk do te ishte ne rend dite. Gjendja eshte pak me e mire ne Kosove. Aty u mbajten zgjedhje me parregullsi por perseritjet e votimeve ne shume qendra dhe bisedimet e gjata per koalicionin qeverises bene qe Qeveria e re te mos krijohej para 22 shkurtit. Kryeminister eshte Hashim Thaci i cili se fundi nga nje raport i Keshillit te Evropes akuzohet si kreu i mafias i lidhur me pergjegjesit e trafikimit te organeve ne fund te viteve 90-te. Behxhet Pacolli miliarderi kunderthenes me lidhje te ngushta me Rusine eshte zgjedhur si president. Opozita po e sfidon ligjerisht zgjedhjen e tij. Asgje nga keto nuk do ta ndihmoje Kosoven ne rrugen drejt BE-se. REL
Lajme te ngjashmeMinistri Pollo Lufta kunder korrupsionit prioritet i QeveriseDASH Kosova vend tranzit droge per heroinen AfganeBisedimet Kosove-Serbi nisin ne 8 mars ne BrukselTopi me homologun hungarez Po punojme per ne BEAkt terrorist ne Gjermani kapet nje shqiptar Lidhjebe Kosova Kundertheniet shqiptare Shqiperia