Gradat dhe statusi i Policisë së Burgjeve
Statusi dhe gradat në Policinë e Burgjeve përcaktohen për herë të parë saktësisht në projektligjin e hartuar nga Ministria e Drejtësisë dhe që pritet të kalojë së shpejti në Këshillin e Ministrave. Në këtë draft është qartësuar, në mënyrë të veçantë statusi i policit në burgje, duke u dalluar dhe ndarë nga agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, si dhe është njohur për herë të parë e drejta që punonjësit e Policisë së Burgjeve të organizohen në sindikata. Projektligji përmban strukturën e Policisë së Burgjeve sipas funksioneve, si dhe përgjegjësitë për çdo funksion të saj. Në mënyrë të veçantë, në ndryshim nga ligji në fuqi, ky projektligj rregullon hollësisht marrëdhëniet e punës së punonjësve të Policisë së Burgjeve, duke plotësuar disa nga mangësitë e konstatuara. Në një kre të veçantë janë përcaktuar në mënyrë të detajuar çështjet që lidhen me kontratën e punës, kohën e punës dhe pushimit, pagën dhe shpërblimin, kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin në Policinë e Burgjeve, si dhe rastet e lirimit nga detyra. Gjithashtu, në projektligj është rregulluar hollësisht edhe çështja e gradave të Policisë së Burgjeve, ku përfshihen çështje si hierarkia për rolet dhe gradat, kriteret për fitimin e gradës, përcaktimi i funksioneve për gradë, heqja apo ulja në gradë, si dhe e drejta e ankimit në rast se punonjësi nuk është dakord me vlerësimin për gradën. Efekti financiar i projektligjit “Për Policinë e Burgjeve”, duke llogaritur fondin e pagës, si dhe të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore arrin shumën prej 1.750.987 mijë lekësh. Përllogaritja është bërë duke pasur parasysh që sistemi i gradave i propozuar përputhet me tabelën e pagave të Ministrisë së Brendshme për këto grada, duke i zhveshur nga specifikimet që ka vetë Ministria e Brendshme; gjatë përllogaritjes u konsiderua mesatarja e vjetërsisë dhe gradave sipas vendeve të punës; si dhe u mor në konsideratë niveli aktual i trajtimit financiar për Policinë e Shtetit, përshtatur në shërbimet që realizon Policia e Burgjeve.
Gradat
1. Emërtimet e gradave, sipas roleve dhe ecurisë në karrierë, janë:
a) Për punonjësit e rolit bazë:
1) Nën inspektor;
2) Inspektor;
3) Kryeinspektor.
b) Për punonjësit e rolit të mesëm:
4) Nënkomisar;
5) Komisar.
c) Për punonjësit e rolit të lartë:
6) Kryekomisar;
7) Drejtues;
8) Drejtues i Parë.
Ngritja në gradë
1. Ngritjet në gradë nga “Inspektor” deri në “Drejtues i Parë” bëhen nëpërmjet pjesëmarrjes në një proces vlerësimi konkurrues, që përfshin raportet e vlerësimit të punës dhe një provimi, i cili teston aftësitë e aplikantëve për të marrë gradën pasardhëse.
2. Grada “Nëninspektor” i jepet punonjësit të rolit bazë që në momentin e fillimit të punës pas përfundimit me sukses të periudhës së kursit bazë në Qendrën e Trajnimit.
3. Punonjësit e Policisë, të cilët konkurrojnë dhe hyjnë në Qendrën e Trajnimit, do të mbajnë gradën dhe pagën e tyre ekzistuese si gjatë kursit, ashtu edhe pas përfundimit të tij.
4. Ngritja në gradën “Inspektor” bëhet pas përfundimit me sukses të periudhës dyvjeçare të provës, e cila pason një kurs formimi në Qendrën e Trajnimit.
5. Ngritja në gradën “Kryeinspektor” bëhet pas përfundimit me sukses të periudhës dyvjeçare të provës, e cila pason një kurs formimi në Qendrën e Trajnimit.
6. Punonjësit të policisë i lind e drejta të aplikojë për të konkurruar në procesin e përzgjedhjes, pas plotësimit të kohës së qëndrimit në gradë, sipas afateve të mëposhtme:
a) nga “Inspektor” në “Kryeinspektor” 2 vjet
b) nga “Kryeinspekto” në “Nënkomisar” 2 vjet
c) nga “Nënkomisar” në “Komisar” 3 vjet
d) nga “Komisar” në “Kryekomisar” 3 vjet
e) nga “Kryekomisar” në “Drejtues” 3 vjet
f) nga “Drejtues” në “Drejtues i Parë” 4 vjet
8. Në vjetërsinë për efekt gradimi llogaritet edhe koha e ndërprerjes së karrierës për shkak të:
a) paaftësisë së përkohshme shëndetësore, si pasojë e sëmundjes apo dëmtimit për shkak të punës;
b) paaftësisë shëndetësore, e cila nuk ka ardhur si pasojë e punës deri në 6 muaj;
c) pezullimit apo largimi për shkaqe disiplinore, si rezultat i një urdhri ose vendimi të paligjshëm.
d) pezullimit deri në përfundimin e hetimit të një kallëzimi ose një ankese për sjellje në kundërshtim me Rregulloren e Disiplinës, derisa autoriteti kompetent të marrë vendimin përfundimtar për çështjen.
9. Në vjetërsinë për efekt gradimi nuk llogaritet koha e ndërprerjes së karrierës për shkak të:
a) lejes së përfituar pa të drejtë pagese;
b) pezullimeve për shkaqe disiplinore.