Vrasja e Halim Gjuzit, 20 vjet burg për Nehat Kullën
Gjeneral” Nehat Kulla dënohet me 20 vjet burg për vrasjen e ish-shoferit të zv.ministrit të Arsimit, Halit Shamata. Vendimi është dhënë dy ditë më parë nga Gjykata e Kavajës, e cila e ka shpallur fajtor të pandehurin Kulla për vrasjen e shtetasit Halim Gjuzi, krim i ndodhur 10 vjet më parë në Golem të Kavajës, konkretisht në autostradën Durrës-Kavajë. Për këtë krim, organi i akuzës nisi hetimit tre vjet më parë dhe nga dëshmitë dhe provat e grumbulluara në vendin e ngjarjes, rezultonte se personi që vrau ish-shoferin e Shamatës ishte Nehat Kulla. Sipas burimeve nga akuza, Nehat Kulla është arrestuar për një vrasje të ndodhur rreth orës 16:00, më 23 korrik 1998. Ngjarja ka ndodhur në autostradë në afërsi të Golemit. Referuar deklarimeve të akuzës, shtetasi Halim Gjuzi ka qenë duke udhëtuar në një automjet bashkë me familjen e tij. Dëshmitarët kanë pohuar se Halim Gjuzi është qëlluar me armë zjarri në prani të familjes së tij, ku bënin pjesë edhe dy fëmijët. Gjuzi ishte duke udhëtuar drejt qytetit të Durrësit i shoqëruar edhe nga dy miq të tij italianë. Policia në raportin e saj për ngjarjen e 10 viteve më parë ka shënuar se autori i krimit ndodhej në një “Shevrolet” me targa ushtarake shtetërore. Ai besohet se ka qenë i shoqëruar nga një tjetër person, ndërsa ka qëlluar me një pistoletë të mbushur që e mbante në kroskotin e automjetit të tij. Dëshmitarët i kanë treguar policisë se automjeti i personit që ka kryer vrasjen është larguar në drejtim të qytetit të Kavajës. Po sipas hetimeve, ka qenë një takim i rastësishëm i Gjuzit me të pandehurin Nehat Kulla. Sherri ka nisur për një gërvishtje makine. Më pas gjithçka ka kapërcyer kufijtë. Sipas hetimeve të Prokurorisë, dyshohet se i pandehuri Nehat Kulla ka qenë tek “Shkëmbi i Kavajës” duke kaluar me makinë. Me viktimën duket se kishin edhe njohje të mëparshme. Fillimisht janë grindur me fjalë e më pas Kulla ka qëlluar mbi të me armë zjarri, duke e lënë të vdekur.
Somario
Dëshmitarët kanë pohuar se Halim Gjuzi është qëlluar me armë zjarri në prani të familjes së tij, ku bënin pjesë edhe dy fëmijët. Gjuzi ishte duke udhëtuar drejt qytetit të Durrësit, i shoqëruar edhe nga dy miq të tij italianë
Arrestimet dhe dënimet e Nehat Kullës
Gusht 1996
Arrestohet Nehat Kulla, si i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve, Gëzim dhe Besim Neziri. Që të dy këta ishin policë. Dënohet me 11 vjet burg nga Gjykata e Faktit Tiranë.
Mars 1997
Nehat Kulla largohet nga vendi i dënimit, pas trazirave të marsit të ’97-s. Gjykata e Apelit hedh poshtë dënimin, duke e quajtur vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes. Më pas përfiton amnisti.
12 shtator 1999
Arrestohet në afërsi të Elbasanit Nehat Kulla. Kulla u dënua me 8 vjet për akuzat armëmbajtje pa leje dhe falsifikim dokumentesh. Ai doli nga burgu në maj të vitit 2001.
18 shtator 2001
Arrestohet Nehat Kulla, kësaj radhe për rrahjen e disa gazetarëve. Afro 9 orë pasi u lirua në maj, Kulla rreh katër reporterë, të cilët donin ta intervistonin.
23 dhjetor 2003
Lirohet Nehat Kulla. Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës lë të lirë Kullën, i cili përfiton nga sjellja e mirë. Kulla lirohet nga burgu 1 muaj e 27 ditë para se t’i mbaronte dënimi.
17 nëntor 2005
Arrestohet sërish Nehat Kulla, i dyshuar për një vrasje të vitit 1998, ku ka mbetur i vdekur Halim Gjuzi, ndërkohë që një vit më pas, në 2006, u dënua me 4 vjet burg për “armëmbajtje pa leje”.
21 tetor 2008
Shpallet fajtor dhe dënohet me 20 vjet burg Nehat Kulla nga Gjykata e Kavajës, për veprën penale të “vrasjes me paramendim” të shtetasit Halim Gjuzi.