E Diel, 1 Nëntor 2026

Malësi e Madhe, policia bllokon furgonin me cigare kontrabandë

Një furgon me cigare kontrabandë është bllokuar nga policia në Malësinë e Madhe. Ndërkohë është shpallur në kërkim 32-vjeçari nga Shkodra, Ervin Xhaka, pronar i mjetit, i cili e kishte deklaruar më parë të vjedhur mjetin. Sipas burimeve të policisë, “mjeti tip furgon i markës "Fiat Ducato", me targë TR 9524 L, ishte i ngarkuar me 29 koli cigare, të markës MN dhe 14 koli cigare të markës “Respect”, pa pullë fiskale të Ministrisë së Financave”. Pasi policia ka ndaluar furgonin, 32-vjeçari ka arritur që të largohet, për t’iu shmangur arrestimit. 32-vjeçari akuzohet për "kontrabandë me mallra të akcizës" dhe "kallëzim të rremë". Policia po punon për kapjen e autorit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›