E Shtunë, 31 Tetor 2026

Padi; Fazlliç padit bllokimin e shoqërisë “Crown Acquisition”

Avokatët e biznesmenit Damir Fazlliç nisin veprimet e para juridike në mbrojtje të klientit të tyre. Dy ditë më parë kanë depozituar në Gjykatën e Tiranës një padi ku kundërshtojnë vendimin e prokurorisë për bllokimin e shoqërisë “Crown Acquisition”, duke argumentuar se ky vendim i marrë nga dy prokurorët Besnik Cani e Dritan Rreshka është i padrejtë dhe i pabazuar në ligj. Numri i çështjes është 1419, ndërkohë që data e regjistrimit të kërkesës mban datën 22.10.2008. Paditësi është shoqëria “Crown Acquisition (Damir Fazlliç), ndërkohë që objekti i saj është kundërshtim i vendimit të prokurorisë. Dje është hedhur në short elektronik kjo kërkesë dhe do të jetë gjyqtari Artan Broci që do ta shqyrtojë në ditët në vazhdim. Një fakt i tillë është pohuar edhe nga avokati i biznesmenit Fazlliç, Genc Gjokutaj, i cili pohoi se ky është hapi i parë ligjor në mbrojtje të klientit të tij, ndërkohë që bllokimin e kësaj shoqërie e ka konsideruar të padrejtë. Sipas tij, nuk ka asnjë parregullsi në firmosjen e kontratës, episodi i vetëm për të cilin akuzojnë prokurorët klientin e tij. Ndërkohë që kërkesës së prokurorëve u është përgjigjur disa ditë më parë edhe Drejtoria e Pastrimit të Parave, e cila ka kthyer përgjigje negative mbi këtë akuzë që i bëhet serbo-boshnjakut Fazlliç.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›