Plumba ndaj tre shqiptarëve, plagoset një person
Një shqiptar rrezikon jetën, pasi është qëlluar me armë zjarri nga policia greke në kufi. Ngjarja ka ndodhur afër fshatit grek Hitsima. Sipas policisë greke, ata kanë qëlluar për t’u vetëmbrojtur, po prokuroria e vendit fqinj ka nisur një hetim, pasi dyshohet se shqiptari është qëlluar nga pas shpine. Megjithatë, polici i akuzuar është lënë i lirë, për t’i dhënë kohë atij që të mbledhë provat e nevojshme për t’u përballur me këto akuza. Sipas policëve grekë, të përfshirë në këtë ngjarje, ata ishin duke patrulluar kufirin, kur kanë parë grupin e shqiptarëve dhe u janë afruar për t’i kontrolluar, pasi kanë menduar se ata janë transportues droge. Policët e akuzuar deklaruan se ndaj tyre, njëri prej shqiptarëve, ka tentuar të qëllojë me automatik, por ata kanë arritur që ta çarmatosin. Më pas, emigrantët kanë pranuar t’i dërgojnë ata drejt vendit ku kishin fshehur drogën. Sipas policëve, plagosja ka ndodhur si pasojë e vetëmbrojtjes, pasi njëri prej shqiptarëve është përpjekur t’i rrëmbejë policit armën dhe pas një përleshjeje, polici grek ka qëlluar mbi shtetasin shqiptar, duke e plagosur rëndë në shpatull. Ndërkohë dyshohet se shqiptari është qëlluar nga policia greke pas shpine dhe kjo ka sjellë edhe plagosjen e tij në shpatull. Emigranti i plagosur u transportua menjëherë në spital. Ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por pas ndërhyrjes mjekësore, nuk i rrezikohet jeta.
Në lidhje me këtë ngjarje ka nisur një hetim dhe është arrestuar në fillim polici grek. Si provë materiale është konfiskuar arma e tij në krehrin e së cilës është gjetur vetëm një fishek. Ky fakt vërteton se polici grek ka qëlluar disa herë ndaj shqiptarit.
Por nga hetimet e deritanishme mësohet se asnjë gjurmë gishtash nga klandestinët nuk është konstatuar në armën e policit grek. Për më tepër, plumbi që ka goditur njërin prej klandestinëve në shpatull dëshmon faktin e kundërt se policia greke ka gjuajtur mbi shqiptarët, pra nuk ka pasur përleshje. Për më tepër që edhe pretendimet e policëve se shqiptarët ishin trafikantë droge, nuk po dalin të vërteta, pasi nuk është arritur që të gjendet asgjë.
Dy shtetasit e tjerë shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, mbahen në burg nga policia greke. Ajo që ka shkaktuar reagime është fakti se gjykata ka lënë të lirë policin grek, pasi ai ka kërkuar kohë për të mbledhur provat e nevojshme ndaj shqiptarëve, të cilët i akuzon për trafik të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Kështu, tre shqiptarët do të jenë të detyruar që të qëndrojnë në burg, derisa akuzat ndaj tyre të hidhen poshtë. Gjithashtu, pritet që të zbardhet edhe hetimi në lidhje me plagosjen e një emigranti shqiptar, në shpatull, nga policia greke.