E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gradat, vitet e Akademisë do të përfshihen në vjetësi

 Përfundon implementimi i gradave në Policinë e Shtetit. Pritet rotacion postesh, por jo largime masive të policëve  

TIRANË- Përfundon implementimi i ligjit të ri për gradat e Policisë së Shtetit. Burime nga policia thanë për “Shekullin” se drejtoria e personelit ka përfunduar zbatimin e ligjit për gradat. Kështu, më 11 qershor do t’iu komunikohen gradat e reja të gjithë punonjësve të policisë së shtetit. “Të gjithë policët do të marrin gradën që meritojnë, sipas vjetërsisë së punës dhe funksionit aktual që kryejnë. Do të ketë lëvizje në radhët e policisë së shtetit, kryesisht në sektorin e hetimit pranë drejtorisë së përgjithshme në policinë e shtetit, pasi shumë specialistëve nuk do t’iu korrespondojë grada që do të marrin me vendin e punës që kanë”,- thanë për “Shekullin” burime nga policia. Gjithashtu, lëvizje pritet të ketë edhe në radhët e drejtuesve aktualë, të cilët nuk përmbushin kriteret për të marrë gradën që do t’iu favorizonte postin aktual. Ndërkohë që më 11 qershor Policia e Shtetit do të përfshihet nga një rotacion lëvizjesh, mësohet se nuk do të jetë i madh, numri i punonjësve të policisë që do të lenë punën.

Akademia, vjetërsi pune

Pak ditë më parë, drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë organizuar një mbledhje gjatë së cilës kanë vendosur që në vjetërsinë e punës së punonjësve të policisë të përfshihen edhe vitet e Akademisë së Rendit. Pra, punonjësve të policisë do t’iu llogariten edhe vitet e studimeve në Akademinë e Policisë për të mbledhur vitet e punës së tyre, me qëllim caktimin e gradës. “Nëse një oficer ka pesë vite punë dhe i takon grada kryeinspektor, atëherë do t’i llogariten edhe tri vitet e akademisë, gjë e cila i favorizon atij gradën komisar”,- thanë burimet policore. Ndërkohë që pritet hapja e tenderit për uniformat e policisë, burimet thanë se në magazinat e policisë ndodhen yjet të cilat tregojnë gradën e oficerit. “Nëse një oficer merr gradën komisar dhe uniforma e tij nuk ka yje për të treguar gradën që mban, atëherë ai duhet t’i vendosë vetë yjet mbi supe, duke i marrë ato në magazina, deri në pajisjen me uniforma të reja, tenderi i të cilave pritet të hapet në muaj e ardhshëm” -thanë për “Shekullin” burimet nga Ministria e Brendshme.

Statusi i civilit

Janë rreth 120 shërbime mbështetëse në të gjitha drejtoritë e policive në rrethe si dhe në drejtorinë e përgjithshme të policisë së Shtetit, punonjësit e të cilëve do të lenë gradat dhe do të përfitojnë statusin e civilit. Pavarësisht se ata kanë një gradë aktualisht, ligji i ri do t’ua “mohojë” atyre gradën duke i konvertuar në civilë. Ndërsa për të fituar gradë ata duhet t’i nënshtrohen konkurseve, nëse pretendojnë diçka të tillë. Tek shërbimet mbështetëse të Policisë së Shtetitpërfshihen specialistëtinxhinierë, financierë, drejtoria e marrëdhënieve me publikun dhe mediat apo informaticienë.

RROGA

Pagat e reja do të

mësohen më 11 qershor

Një grup pune pranë drejtorisë së përgjithshme të policisë së Shtetit është ngritur për të përcaktuar pagat e dikasterit blu. Pritet që bashkë me gradat e reja, uniformave blu t’iu komunikohen edhe pagat e reja më 11 qershor. Kanë mbetur edhe dy javë që specialistët të përcaktojnë rrogën mujore të punonjësve të policisë së shtetit. Burime nga policia thanë se është duke u kryer ndarja e drejtuesve, komisarëve, nënkomisarëve, kryeinspektorëve, etj, për të përcaktuar dhe pagat e tyre. Do të klasifikohen këto grupe për të vendosur edhe rrogat fikse për secilën kategori. Mësohet se pagat do të rriten deri në 10 për qind për çdo punonjës policie. Rritje të rrogës do të kenë edhe policët bazë të cilët, pavarësisht se kanë shumë vite pune, nuk përfitojnë gradë, por ligji i ri atyre iu favorizon një rrogë më të lartë, rritja e së cilës sipas policëve është simbolike.

ROTACIONI

Ndërkohë që më 11 qershor Policia e Shtetit do të përfshihet nga një rotacion lëvizjesh, mësohet se nuk do të jetë i madh, numri i punonjësve të policisë që do të lenë punën.

VJETËRSIA

Pak ditë më parë, drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë organizuar një mbledhje gjatë së cilës kanë vendosur që në vjetërsinë e punës së punonjësve të policisë të përfshihen edhe vitet e Akademisë së Rendit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›