Salihi, shumë pranë kalimit te CSKA Sofje
Drejtuesit më të lartë të klubit bullgar, CSKA e Sofjes duket se kanë arritur të enjten pasdite të gjejnë akordin për blerjen e sulmuesit shqiptar, Hamdi Salihi.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat bullgare dhe më konkretisht nga gazeta e njohur “Topsport”. Miliarderi ukrainas Konstantin Zhevago, i cili me siguri do të jetë pronari i ri i klubit më të njohur në Bullgari, CSKA e Sofjes, do të investojë në lojtarë të rinj, për të rinovuar skuadrën. Ish-sulmuesi i Tiranës, i cili këtë sezoni e mbylli në radhët e skuadrës jo shumë të njohur austriake Ried, ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët për kushtet e kontratës me palën bullgare. Sipas gazetës në fjalë, pritet që në fillim të javës së ardhshme Salihi dhe menaxheri i tij të mbërrijnë në Sofje për finalizimin e marrëveshjes. Stafi teknik i kampionëve të shumëfishtë të Bullgarisë i kishte hedhur sytë nga lojtari i Kombëtares shqiptare Hamdi Salihi prej më shumë se një muaji. Sulmuesi, i cili është edhe pjesë e Kombëtares shqiptare ka lindur në Shkodër më 19 janar 1984 dhe më parë ka luajtur me Vllazninë, Panionios dhe SK Tiranën.
Kristi Vangjeli
Mbrojtësi i Shqipërisë, Kristi Vangjeli, do të pajiset me pasaportën greke javën që vjen, çka do t’i krijojë lehtësuar të jashtëzakonshme për të realizuar transferimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Lajmi është bërë i ditur nga menaxheri Mario Cenolli, i cili, së bashku me Rudi Vatën, po punon për transferimin e lojtarit në Angli. Coventry, Wolverhampton dhe Cyrstal Palace janë skuadrat e interesuara që në janar për lojtarin, por, përveç rezistencës së Arisit të Selanikut, pengesë përbënin edhe ligjet angleze për lejen e punës për shtetasit jokomunitarë. Me marrjen e nënshtetësisë greke, Vangjeli bëhet qytetar i Bashkimit Evropian dhe mund të punësohet pa probleme në Mbretërinë e Bashkuar, duke anashkaluar edhe ligjin më të ri për njohjen e detyrueshme të gjuhës angleze. Njëkohësisht, pasaporta komunitare i lehtëson edhe hyrjen në formacionin titullar në një skuadër brenda BE, ku numri i ekstrakomunitarëve është i kufizuar. Shifra që do të marrë Aris për lënien të lirë të lojtarit do të jetë 200-250 mijë euro.