Grafite fashiste në muret e shtëpive shqiptare
Mitrolvicë - Ekstremistë serbë në Mitrovicë kanë vazhduar edhe gjatë fundjavës së kaluar provokimet ndaj familjeve shqiptare. Burime nga qyteti verior bëjnë të ditur se në mbrëmjen e së shtunës ekstremistët serbë të pjesës veriore të Mitrovicës kanë provokuar banorët shqiptarë dhe ata joserbë që jetojnë në lagjen "Lumëbardhi" duke shkruar parulla dhe grafite naziste në muret e shtëpive të shqiptarëve, turqve dhe boshnjakëve.
Në disa mure ata kishin shkruar me shkronja cirilike "Srbija", ndërsa NATO n e kanë barazuar me simbolin nazist, dhe në muret e tjera NATO n dhe Kosovën po ashtu i kanë barazuar me simbolin nazist.
Qytetarët shqiptarë, boshnjakët dhe turq janë të indinjuar nga një veprim i këtillë i ekstremistëve serbë dhe kërkojnë nga institucionet e vendit që të ndërmarrin masa për identifikimin e kriminelëve serbë që nuk janë duke u ndalur së provokuari popullatën joserbe, si dhe masa adekuate për mbrojtjen e jetës dhe pronës se banorëve të veriut.