E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremiç në Vatikan bisedon për Kosovën

Beograd - Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç do të shpreh shqetësimin e tij në Vatikan për djegien e kishave serbe. Ai pritet të takojë sot zyrtarë të selisë së shenjtë. Mediat serbe bëjnë të ditur se Jeremiç gjatë kësaj vizite do të "shënojë" pesëvjetorin e "progromit të marsit" në Kosovë gjatë të cilit janë djegur disa kisha e manastire serbe. Në prag të kësaj vizite Jeremiç ka deklaruar se debatet diplomatike për çështjen e Kosovës nuk kanë marrë fund dhe se sipas tij, çështja e statusit politik të Kosovës mund të hapet në të ardhmen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›