Grafite i bashkohet eksodit të sulmuesve nga Bundesliga

Ish-golashënuesi më i mirë i Bundesligës, Grafite pritet të bëhet sulmuesi i tretë që largohet nga Kampionati gjerman në javët e fundit, pas njoftimeve se do të transferohet te skuadra nga Dubai, Al Ahli.
Pas largimit të Ruud van Nistelrooyt nga Hamburgu dhe kalimit të tij te klubi spanjoll Malaga në fund të muajit maj, javën e kaluar Miroslav Klose braktisi Bayern Munichun për t’iu bashkuar Lazios në Itali, andaj tani edhe braziliani Grafite pritet t’ia kthejë shpinën Gjermanisë.
Sipas të përditshmes gjermane Bild, Grafite do të nënshkruajë kontratë trivjeçare me skuadrën nga Emiratet e Bashkuara Arabe ku do të përfitjën tre milionë euro në vit. Pas shënimit të 28 golave në 25 ndeshje në ligë, Grafite ishte golashënuesi më i mirë gjatë sezonit 2008-09, kur Wolfsburg fitoi titullin e kampionit në Bundesligë.
Por, ai realizoi 11 gola në 30 ndeshje në sezonin 2009/10 dhe vetëm nëntë në 23 paraqitje të edicionit derisa dështoi të paraqitet në formën e tij më të mirë gjatë së cilës kishte marrë ftesën nga Kombëtarja braziliane për Kampionatin botëror 2010 në Afrikën e Jugut.
Bild ka raportuar se trajneri i Wolfsburgut, Felix Magath ka autorizuar lirimin e mëhershëm të Grafites nga kontrata e tij me klubin.