E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Ëndrra gjeorgjiane” kërkon dorëheqjen e Saakashvilit

Lideri i koalicionit që fitoi zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji i ka bërë thirrje presidentit Mikheil Saakashvili që të japë dorëheqje.

Biznesmeni miliarder, Bidzina Ivanishvili, udhëheqës i lëvizjes “Ëndërra gjeorgjiane”, tha se Saakashvili ka bërë gabime të shumta dhe se duhet të japë dorëheqje një vit para se t`i kalojë mandati dhe të organizojë zgjedhje të parakohshme presidenciale.

“Unë mendoj se Saakashvili duhet të jetë ne gjendje të japë vetë dorëheqje. Pas deklaratës së tij të sotme, hapi i radhës, dhe hapi i vetëm, duhet të jetë dorëheqja e tij dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale”, ka thënë Ivanishvili.

Gjatë konferencës për shtyp në Tbilisi, Ivanishvili tha se një qeveri e re e udhëhequr nga koalicioni që ai drejton do t`i vazhdojë politikat e Saakashvilit drejt integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe në
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›