Grammy-t, triumfon Beyonce
LOS ANXHELOS-Ylli i muzikes pop Beyonce ka rrëmbyer 6 trofe në ceremoninë e cmimeve muzikore Grammy që u ndanë dje në Los Anxhelos. Pas saj fituese e madhe ishte 20 vjecarja amerikane Tejlor Suift e cila fitoi 4 cmime, përfshi cmimin per Albumin me te mire te vitit. Përvec të tjerash, Beyonce, fitoi edhe çmimin për Këngën e Vitit për hitin e saj “Single Ladies”, e cila fitoi edhe çmimin për zërin më të mirë femëror në kategorinë R&B (ritëm e bluz). çmime fituan edhe grupi Destiny’s Child dhe Black Eyed Peas. Kompozitori nga India, A. R. Rahman, u shpërblye me dy çmime për muzikën e tij për filmin Slumdog Millionare, që pat fituar çmimin Oskar, nderkohe qe Eminem mori cmimin per albumin më të mirë Rep. Cmimi i karrieres iu dha mbretit te muzikes Pop qe nuk jeton me, Majkell Xhekson. Ne nderim te Mbretit te Pop pershendeten dhe femijet e tij ne skene duke percjelle emocione tek te ftuarit. Si cdo spektakel pati dhe performanca te cuditshme dhe mbreslenenese ku rane ne sy ajo e Lady Gaga dhe Pink.(d.b/BalkanWeb)