E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramoz Ruçi: Partia jonë, mbi gjykatat

20-06-2012 / Gazeta 55

Opozita ka dalë hapur kundër institucioneve të shtetit shqiptar, për shkak se është vënë në rrezik bahçja para-kriminale në të cilën gjallon Saimir Tahiri. Gramoz Ruçi ka përsëritur dje bindjen e neo-bllokmenëve, se partia e tij dhe e Edi Ramës, janë mbi gjykatat dhe se opozita s’do t’i njohë vendimet që vijnë prej shpifjeve pa cak të deputetëve të PS-së

Saimir Tahiri nuk është vetëm..., me Shegushe Ligorin, Vasilika Hysin, apo Besnik Barajn e Eduard Shalësin. Nga dje, përballjes së tij në gjykatë për shpifje, i ka demonstruar mbështetje dhe solidaritet ehde Gramoz Ruçi.
Me cilësinë e kryetarit të grupit parlamentar socialistë, një pjesë e të cilëve janë dënuar për shpifje nga gjykata, Gramoz Ruçi doli dje publikisht për të shprehur me zë e me figurë, dëshirën e fshehur se “Partia jonë është mbi gjykatat”..., duke e rreshtuar veten “përkrah qytetarëve”.
Meqenëse ra fjala te qytetarët, nuk është dëgjuar asnjëherë që Gramoz Ruçi të jetë ankuar ndonjëherë në emër të ndonjërit prej tyre, përjashto “qytetarin” Saimir Tahiri, apo edhe “qytetarin” Ledio Ruçi...
Thua të ketë pasur të njëjtat konsiderata me doza negative, për drejtësinë Gramoz Ruçi, edhe pas problemeve me drejtësinë që ka pasur Ledio Ruçi...?!
Përpos këtyre standardeve dhe këndvështrimeve të ndryshme që Gramoz Ruçi për drejtësinë, ndoshta bën mirë, që këtë herë, të fillojë një fushatë “mbledhjesh ndihmash” për Saimir Tahirin, me shpresën se kështu, do të arrijë në kohë, që tjetër herë, të mos e nxisë dhe inkurajojë shpifjen e radhës të Saimir Tahirit të radhës... dhe Gramoz Ruçi të kursejë edhe kërcënimin e radhës ndaj drejtësisë...

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›