Rama në Bruksel: Mos na e jepni statusin e kandidatit se më dogjët
Turi i radhës i liderit të opozitës po përqendrohet te bllokimi i marrjes së statusit, pasi ky rezultat interpretohet prej tij si një dështim i plotë në politikë dhe si paralajmërim i humbjes edhe në zgjedhjet e ardhshme. Fati i tij personal duket se është më i rëndësishëm se fati i vendit, prandaj edhe turi i djeshëm i Ramës ka çuditur të madh e të vogël në zyrat e BE-së, të cilët e kishin thirrur kreun e PS që t’u rinovonte angazhimin për kryerjen e reformave, dhe jo t’i kërcënonte që të mos jepnin statusin
Në funksion të përmbushjes së “premtimit” që i ka bërë vetes, turi i radhës i liderit të opozitës po përqendrohet te bllokimi i marrjes së statusit kandidat për në BE, të Shqipërisë këtë vjeshtë. I lexuar, kuptuar dhe interpretuar ky rezultat (marrja e statusit të vendit kandidat për në BE), si një dështim i plotë në politikë dhe si një paralajmërim i humbjes edhe në zgjedhjet e vitit 2013, Edi Rama ka filluar dje një tur “ndërkombëtar”, me qëllimin e vetëm “lobimin”, kundër marrjes së statusit të vendit kandidat të Shqipërisë, këtë vjeshtë. Këtë e ka bërë edhe më herët, kur dërgonte kancelarive ndërkombëtare Valentina Leskajn, “të kërcënonte”, me “pushtimin” e Europës nga 1 milion shqiptarë, në rast se ajo (Europa) “do të guxonte” të na hiqte vizat.
Historikisht, fati personal i Edi Ramës, duket se është më i rëndësishëm se fati i vendit. Në funksion të këtij fati personal, por edhe në këtë kontekst, turi i djeshëm i Edi Ramës ka çuditur të madh e të vogël në zyrat e BE-së.
Ndërsa mësohet se, në Bruksel Edi Ramën, e kishin thirrur që t’u rinovonte angazhimin për kryerjen e reformave, dhe jo për ultimatumin e radhës të shoqëruar me lutjen “mos na e jepni statusin e kandidatit se digjem unë”, kryetari i PS-së, më shumë se sa i ka çuditur i ka tronditur mikpritësit, për atë që ai vazhdon të qëndrojë në të njëjtën llogore bllokuese të integrimit të Shqipërisë në BE.