E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredia bankare sipas sektorit ekonomik

Në raportin e fundit statistikor të Bankës së Shqipërisë për muajin dhjetor të vitit 2011 rezulton se përgjatë gjithë vitit totali i kredisë për të gjithë sektorët e ekonomisë ka shënuar një rritje me mbi 59 milionë lekë kundrejt vitit të mëparshëm. Kështu nga 330.388 milionë në fund të 2010-ës kredia ka shkuar në 389.425 milionë lekë. Nga kjo shumë sektori që ka kërkuar kredine më të madhe krahasuar me vitin 2010, ka qenë tregtia me një volum në 129,075 mln lekë, prodhimi dhe energjia elektrike në 37,073 mln , bujqësia në 5,586 mln , industria përpunuese në 57,853 mln lekë dhe ndërtimi 70,875 milionë lekë. Gjithashtu nga këto të dhëna të BSH vihet re se gjatë 2011-ës ka patur një trend në rritje për kredinë nga ana e bizneseve me mbi 59 mln lekë krahasuar me vitin 2010.
Vihet re se në fund të vitit të kaluar kredia për bizneset në monedhën vendase ka shënuar një shtim me 29.3 mln lekë krahasuar me fundin e 2010-ës. Gjithashtu dallohet një rritje e lehte e kredisë edhe në monedhat e tjera dollarë dhe euro në të njëjtën periudhë, pavarësisht lëkundjeve të herpashershme të kredive në euro gjatë viti të kaluar, ku në muajin nëntor u vu re një ulje e kredisë në euro për shkak edhe të pasigurisë në tregjet ndërkombëtare për këtë nmonedhë. Por ndryshe nga biznesi, gjatë muajit dhjetor është shënuar një ulje e kredisë totale për individët krahasuar me muajt e tjerë të vitit dhe të njëjtës periudhë të vitit 2010, por kjo është ndikuar kryesisht nga ulja e kërkesës për kredi të individëve vetëm në monedhat e huaja në euro dhe dollarë, ndërkohë që kredia në monedhën vendase lekë ka shënuar rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2010. Ndërkohë që rrethet ku është marrë më shumë kredi gjatë vitit të kaluar rezultojnë Tirana, Durrësi, Vlora si dhe Elbasani dhe Fieri me pothuajse të njëtën volum kredie.
Por një tjetër tregues që tregon edhe një rritje të besimit në sistemin bankar si nga individët ashtu edhe bizneset është edhe rritja e numrit të llogarive të klientëve në banka në vitin 2011 që ka shkuar në 2,634,971 njësi.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›