Gramoz Ruçi kundër Ramës për bojkotin e Kuvendit
Deklarata e muajit korrik e kryetarit të Asamblesë kombëtare Gramoz Ruçi në prag të mbledhjes së kongresit të jashtezakonshëm, fshiu dyshimet e zërave opozitare brenda PS dhe madje mediake për braktisje të kuvendit. Një opsion që u përjashtua kategorikisht nga selia rozë e që tingëlloi si trillim politiko- mediatik e pse jo, vuri në dyshim dhe reagimin pas asamblesë të Ben Blushit. Rreth një muaj më parë Blushi u duk se foli për një opsion që nuk egzistonte.
Por ajo çfarë kishin paralajmëruar kundërshtarët e kryetarit të partisë Edi Rama mbi bojkotin e kuvendit, rezultoi të ishte e vërtetë. Një mundësi që nuk ishte përjashtuar në asnjë rast por që për çudi nuk u trajtua as në mbledhjen e asamblesë dhe as në kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste. Në të dyja këto forume, u fol për zgjedhje të manipuluara dhe parlament me legjitimitet të cunguar por në asnjë rast për bojkot të kuvendit. Lajmin për këtë të fundit e dha për mediat kryetari Rama vetëm një ditë pas kongresit. Rama la të kuptohet qartë se mbledhja e forumeve nuk do të përjashtojë bojkotin si zgjedhje politike.
Një deklarim që tingëlloi surprizë të paktën për kundërshtarët brenda partisë të kryetarit në detyrë Rama.
Por në një konferencë për shtyp kryetari Rama u kujdes të sqarojë se kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë e kishte nënkuptuar këtë gjë pikërisht kur shprehej mbi qendrimin ndaj zgjedhjeve.
Me këtë logjikë në listën e atyre që nuk e kishin kuptuar apo më mirë nënkuptuar opsionin për braktisje të kuvendit, krahas kundërshtarëve të kryetarit Rama përfshihet edhe kryetari i Asamblesë kombëtare Gramoz Ruçi. Aso kohe Ruçi e lexoi ndryshe qendrimin e forumit që drejton në raport me kuvendin, dokument i cili si i tillë u miratua edhe në kongres.
Në këtë mbivendosje deklarimesh, logjika e atyre që mendojnë ndryshe nga kryetari Rama i çoi në përfundimin se edhe kjo, është pjesë e luftës politike për të rifituar me çdo mjet drejtimin e partisë.