E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijra familje gjysëm ore në ditë furnizim me ujë

Zgjimi në orën 4 të mëngjesit për të zënë radhën e qumëshit në kohën e komunizmit, për disa banorë të kryeqytetit është zëvendësuar me mbushjen e enëve me ujë. Nëse gjumi nuk i del ndonjërit në këtë orë, do të mbetet pa ujë për gjithë ditën pasi ky është orari që ujësjellësi ka caktuar për disa zona në Tiranë.
Në këtë mënyrë mungesa e ujit të pijshëm është kthyer në një makth për banorët e disa zonave si Shkolla e Baletit, Rruga e Elbasanit, apo Ali Demi furnizohen me ujë të pijshëm vetëm një herë në ditë.
Depozitat janë zgjidhja e vetme që këta banorë të kenë ujë për të përmbushur disa nga nevojat në kohën që ujësjellësi e ndërpret furnizimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›