E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramoz Ruci ndjek nga afer zgjedhjen e kandidateve te PS per kreun e qarkut

Fier Vangjel Ndreko ka fituar garen si kandidat i opozites para mbledhjes se 12 gushtit

Presidenti i Asamblese Kombetare te Partise Socialiste Gramoz Ruci ka zbritur dje ne Fier ne seline lokale te saj. Qellimi ka qene marrja pjese ne mbledhjen konsultative me te gjithe keshilltaret e majte dhe aleatet per te shoshitur midis tyre kandidatin i cili do te konkurroje per kreun e keshillit te ri te Qarkut Fier. Ne kete mbledhje te cilen e ka drejtuar vete Ruci ka marre pjese shumica e keshilltareve dhe mbledhja ka zgjatur mbi 3 ore. Kreu i keshillit te qarkut pas rezultateve te 8 majit i takon se majtes qe ne rreth rezulton me me shume vota se PD-ja dhe koalicioni i saj. Jane 96 keshilltare te rinj te cilet do te zgjedhin me votim te fshehte kryetarin e ri ne mbledhjen e pare dhe sipas burimeve brenda mbledhjes ka pasur perplasje mendimesh per emrat kandidues pasi per kreun e ri te qarkut pretendojne shume emra kontribuues ne vite ne Partine Socialiste. Paraprakisht kane qarkulluar emrat e Vangjel Ndrekos drejtor i drejtorise se pastrimit te qytetit Eduard Xhaferit biznesmen Alma Bejtjes sekretare e PS-se dega Fier. Ndersa keta tre emra jane vene ne gare per kreun e qarkut nen drejtimin e Gramoz Rucit u votua nga keshilltaret per Vangjel Ndrekon dhe Alma Bejtjen. Ne fund te votimit me shumice votash u kualifikua zoti Vangjel Ndreko. Pavaresisht miratimit te kesaj kandidature finalizimi i fituesit do te behet ne daten 12 gusht date kur do te mblidhet ne mbledhjen e pare anetaresia e keshillit te ri. Sipas burimeve ne kete mbledhje ku do te zgjidhej kryetari i qarkut mund te kete propozime emrash nga keshilltaret gje e cila mund te prishe balancen e votave. Ndersa te majtet zhvilluan dje mbledhjen e keshilltareve nga PD-ja dhe aleatet e saj lakohet emri i mjekut Artur Shehu aktualisht drejtor i Drejtorise se Shendetit Publik dhe ish-konsull ne Bari te Italise 3 vjet me pare. Prania e Gramoz Rucit ne Fier lidhet edhe me faktin se ky qark eshte ne nje fare kuptimi zone e tij e pergjegjesise politike ne kuptim te ndarjes qe PS-ja ka bere me kete rast. Pas zgjedhjeve vendore nje problem qe ka dale ne siperfaqe eshte konstituimi i keshillave qe jane pushteti politik ne njesite administrative dhe kjo si pasoje e levizjeve te shumta mes radheve te keshilltareve. Aleancat e ngjizura ne shkalle partish politike rezultojne shume te paqendrueshme ne terren duke rrezikuar riciklimin e dukurise se hasur ne vitin 2007 me Levizjen Socialiste per Integrim. Kontrolli i keshillave bashkiake dhe atyre te qarqeve ka fituar nje rendesi te re ne politiken socialiste nisur edhe nga pervoja e hidhur ne Bashkine e Tiranes qe mbeti pa buxhet dy vjet per shkak se konflikti mes PS-PD u transferua edhe ne njesine administrative me te madhe ne vend per efekt te ndeshkimit te ish-kryetarit te saj Edi Rama. Per rrjedhoje keshillat jane nje hallke e rendesishme qe perkufizon raportin politik ne vend sipas kontekstit dhe interesave te partive qe i kontrollojne ato.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›