Tavo Opozita te bashkepunoje per reformat e rendesishme
Bojkoti i Parlamentit nga Partia Socialiste ka qene nje veprim jokonsensual i saj. Te pakten kete ka deklaruar dje ish-deputeti i saj Vangjel Tavo qe ne nje interviste per mediat televizive ka nenvizuar faktin se me marrjen e ketij aksioni selia roze eshte perfshire nga debate te brendshme. Une kam qene nje nga deputetet jo i vetem por nje grup deputetesh kane qene kunder idese se kryetarit Rama per bojkotin e Parlamentit. Opozita duhet qe te vije ne Parlament te shpalose alternativat e saj jemi nje hap larg firmosjes se marreveshjes per hyrjen e Shqiperise ne BE dhe opozita ka rolin e vet ne kete pike gje qe opozita se ka bere punen detyren e saj tha Tavo. Ai i ka bere jehone nje shqetesimi te madh qe ekziston sot ne shumicen e djathte rreth momentit te dhenies se statusit te vendit kandidat dilemat rreth te cilit po synohet qe te paraprihen me nje ndarje pergjegjesie me opoziten. Nga ana tjeter Tavo ka dale hapur ne kritiken e tij ndaj punes se bere nga ministrat e Levizjes Socialiste per Integrim teksa ka vene gishtin mbi Ministrine e Shendetesise qe drejtohet nga Petrit Vasili. Meqenese jam mjek do te thosha qe nuk po shkon aq mire puna ne Ministrine e Shendetesise. shte e papranueshme qe sot ne spitalet tona te mos kete ilace dhe te detyrohen pacientet qe te dalin dhe ti blejne ato ne farmaci private. Buxheti i shtetit per sektorin e shendetesise ne krahasim me 2005-n eshte trefishuar cka do te thote qe edhe sherbimet duhet te ishin trefish te permiresuara deklaroi Tavo. Kjo eshte akuza e pare direkte ndaj Vasilit nje nga ministrat e vjeter tashme te kabinetit Berisha por nuk eshte deputet dhe ndoshta nuk ka me vleresimin e dikurshem te kreut te LSI-se Ilir Meta.