Gramozi/ Kodra: Gjithcka, me pune
Ndermjet te ardhurve ne skuadren kolonjare nga ekipi i te rinjve te Gramozit eshte dhe sulmuesi i krahut te majte, Adriatik Kodra. Nje futbollist tipik luftarak, dalluar ne radhet e ekipit te te rinjve sidomos ne luften e ajrit, pa thene qe Kodra ka qene gjithashtu edhe kapiteni i U 19 kolonjare. Nderkohe duhet thene se per kete futbollist shume nga specialistet vendas jane shprehur se premton shume ne te ardhmen. Madje, ka qene pikerisht ky evidentim pas te cilit Kodra eshte inkuadruar ne radhet e ekipit te pare te Gramozit, qe po pergatitet per sezonin e ri. Megjithate, keto dite stervitjeje, teksa shprehet optimist per te ardhmen ne skuadren kolonjare, ai e di mire se emrin e titullarit ne formacionin baze do ta arrije vetem me pune.
Si ndihet Adriatik Kodra keto dite ne stervitjet me ekipin e te rriturve te Gramozit?
Pa dyshim mjaft mire, edhe pse stervitja ne grup per sezonin e ri ka vetem disa dite qe ka nisur. Me sakte, duhet thene se jane vetem dy jave pergatitjeje intensive, gjate te cilave i gjithe grupi yne eshte perpjekur te beje me te miren ne fushen e stervitjes. Kurse une, si i ri, gjate kesaj kohe jam munduar me te gjitha forcat te jap maksimumin, te perfitoj sa me shume per te qene i gatshem per seznin e ri.
Mendoni se do te jeni futbollist i formacionit baze sezonin e ardhshem?
Per te arritur kete objektiv, mendoj se me duhet ende pune. Keto dy jave stervitjeje, sic e thashe me lart, jam munduar te punoj sa me mire, me qellim qe te riparoj defektet dhe te metat, pasi kam ardhur nga ekipi i te rinjve dhe kam ende gjera per te rregulluar ne vetvete.
Mendoni se kapja e formacionit baze do te jete e lehte per ju?
Ne radhet e skuadres ka shume futbolliste, madje dhe titullare te vjeter, nga te cilet do te vecoja dyshen Peci Shupe. Nisur nga prania e gjithe ketyre futbollisteve kam mendimin se kjo do te rrise shume konkurrencen per nje vend ne formacion. Kurse ne rastin tim them se vetem me punen qe do te bej, do t'i bind trajneret per te me dhene ate qe meritoj.
A do te arrije Gramozi t'u bashkohet ekipeve te kategorise se pare?
Mosarritja e objektivit gjate sezonit te kaluar nuk eshte pritur aspak mire nga tifozeria kolonjare. Pas kesaj, mendoj se na takon ne futbollisteve te bejme me te miren per te arritur ate objektiv te cilin Gramozi ka vite qe e ka: kategorine e pare. Dhe kjo do te arrihet vetem me angazhim dhe me pergjegjesi te madhe nga te gjithe ne lojtaret.
Edhe pse jeni ende i ri, a keni ndonje sugjerim per Gramozin e ketij sezoni, qe pritet te filloje ne shtator?
Deshira ime eshte qe kete sezon te ky ekip te kete me shume futbolliste kolonjare me fanellen e Gramozit ne shtat. Ne skuader duhet te kete nje "berthame" perbere te pakten me 6 7 futbolliste vendas, sepse kjo garanton, nder te tjera, edhe vazhdimesine e tradites se futbollit kolonjar.
Intervistoi: Koco Lilo
Sport Ekspres