Laci sheh sot ne Kruje se “sa i vlen lekura”
Sot kurbinasit do te ndeshen me Kastriotin ne Kruje, ne nje ndeshje miqesore. Ne fushen ku ekipi i Ndreut kryen pergatitjet aktuale, eshte vendosur te ndeshen te dyja skuadrat, ndersa, edhe pse pa rendesine e takimeve zyrtare, pritet qe ndeshja te ndiqet nga nje numer i madh shikuesish. Lacjanet, tashme te fresket nga pergatitja "pogradecare", kane perfshire ne grupin e tyre disa lojtare, te cilet ia kane rritur vlerat kesaj skuadre. Pervec Malos dhe Shkozes, ne sulm nje tjeter futbollist, qe eshte provuar kete periudhe te Laci, dhe qe vjen nga Durresi, i quajtur Tota, ka arritur te binde stafin teknik se ia vlen te vishet bardhezi. Tota, ne vijen e pare, por dhe Mustafaraj e Dalipi n` mesfushe, jane piketat e Nices fituar ne "turneun" e fundit. Tifozeria kurbinase gjason t'i shohe qe sot ne fushe keta lojtare, teksa, duke i shtuar dhe beniaminet e tjere, krijojne vertet nje "ansambel" te prekshem e besues. Ne kete linje duket se eshte dhe lojtari kurbinas, Gjini, qe, duke ndjekur me vemendje te gjithe hapat e grupit, shprehet se Laci i ketij sezoni do te kete te tjera arritje. Shtatlarti 21 vjecar mendon se puna e nisur nga Nica dhe ndihmesi Gjetja eshte teresisht e bazuar ne idete bashkekohore, dhe, sipas tij, nese kjo do te vijoje dhe ne te ardhmen, atehere rendimenti i skuadres do te pesoje ngjitje. "Laci ka fatin qe se fundi po pergatitet nga nje "timonier" profesionist, si Nica dhe ky nuk eshte thjesht nje konstatim mjeran. Te gjithe e kemi pare se cilet jane parimet apo udhezimet e tij, ndersa stili i pergjithshem pergatitor, sipas meje, radhitet ne ata bashkekohoret. Megjithate, grupi i lojtareve eshte ai qe meriton pergezimet e tij. Lojtaret, pas javes se pare, arriten te ambientohen me "huqet" e trajnerit, ndersa ne Pogradec jane shfaqur mjaft kerkues ndaj vetes, cka ka bere qe, ne njefare menyre, te ndihmojne dhe stafin teknik ne punen e tij", tha kapiteni Argjend Gjini. Duke u kthyer te ballafaqimi i sotem, qe parashikohet i teri miqesor, Argjend Gjini tha se skuadra e tij do te kerkoje te shfaqet impulsive dhe se grinta sportive do te jete ajo qe do te pershkoje takimin. "Me Kastriotin fjala "derbi" i mbyll te gjitha shtigjet e nje takimi te lehte", shton kurbinasi. "Ne vijme pas dy ndeshjesh me Pogradecin dhe Teuten, por verej se rivaliteti per te kapur nje vend ne formacion, duhet te kaloje dhe nga teste te tilla, ku djemte do te kerkojne te bejne me te miren. Nuk le menjane spektaklin, por disa lojtare qe e kane vene ne pikepyetje aktivizimin, do te jene me te destinuar per t'u shfaqur kerkues. Ndaj e shoh miqesoren e sotme si nje ndeshje te bukur", tha Argjend Gjini.
Isuf Myrtaj
Sport Ekspres