Gramozi mban hapin e Skënderbeut kryesues
Skënderbeu vazhdon të dominojë në Kategorinë e Parë, duke regjistruar fitoren e 7-të në dhjetë ndeshjet e para. Korçarët kaluan pa vështirësi në Librazhd, duke mposhtur 4-0 Sopotin vendas. Për bardhekuqtë, kjo fitore (e treta jashtë fushe), shërben për të konsoliduar pozitat në krye të klasifikimit, ku tashmë e shohin veten me 23 pikë. Por, në garën drejt Kategorisë Superiore, Skënderbeu nuk është i vetëm. Gramozi vazhdon të mbajë hapin e kryesuesve dhe me fitoren mbresëlënëse 3-1 në fushën e Naftëtarit, skuadra nga Erseka mban vendin e dytë (me 21 pikë të grumbulluara). Kjo ishte fitorja e parë jashtë fushe për skuadrën surprizë në Kategorinë e Parë. nuk gabon as Laçi, që mposht 5-1 skuadrën e vendit të fundit në renditje, Bilisht Sport. Skuadra e Edi Martinit merr tri pikë me shumë vlera dhe tashmë ngjitet në vendin e tretë, në kuotën e 17 pikëve, duke përfituar edhe nga hapi fals i Dajtit, që thyhet nga Ada e Velipojës.
KATEGORIA E PARË
Dje
Ada-Dajti 4-3
Naftëtari-Gramozi 1-3
Sopoti -Skënderbeu 0-4
Laçi-Bilisht Sport 5-1
Burreli-Kastrioti 1-1
Luftëtari-Skrapari 1-0
Sot
Besëlidhja-Tërbuni
Turbina-Pogradeci
KATEGORIA E PARË
Dje
Ada-Dajti 4-3
Naftëtari-Gramozi 1-3
Sopoti -Skënderbeu 0-4
Laçi-Bilisht Sport 5-1
Burreli-Kastrioti 1-1
Luftëtari-Skrapari 1-0
Sot
Besëlidhja-Tërbuni
Turbina-Pogradeci