E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela fiton derbin me Kapllanin

Ervin Skela fiton derbin e Bundesligës me Edmond Kapllanin. Energie Kotbusit i mjafton një gol i Kagdas për të mposhtur Karlsruhen dhe për të rindezur shpresat për mbijetesë. Fantazisti vlonjat është aktivizuar përgjatë gjithë 90-minutëshit, madje ka qenë një prej lojtarëve më të mirë në fushë. Ndërkohë, në kampin tjetër, Kapllani vazhdon të vuajë qëndrimin e gjatë në stolin e rezervave. Sulmuesi është aktivizuar vetëm në 10 minutat e fundit, menjëherë sapo skuadra e tij pësoi golin e disavantazhit. Dje është luajtur një tjetër "derbi shqiptar" në kampionatet evropiane: në Ukrainë, Vorskla e Dallkut, Currit dhe Jonuzit ka barazuar 0-0 në fushën e saj me Krivbasin e Bulkut dhe Bylykbashit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›