E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramozi pezullon Babajn dhe Xhyrën

www.albania-sport.com- Gramozi pezulloi lojtarët Shpëtim Babaj dhe Klement Xhyra për shkak të mosimpenjimit në ndeshjen e humbur 0-1 me Kastriotin. Në fakt, bëhet fjalë për një akuzë për tolerim ndaj krutanëve. Pas analizës së ashpër, ku merrte pjesë edhe kryetari i bashkisë së Ersekës, Adriatik Braçe, u rikonfirmua në bankinë trajneri Agim Canaj (i dyti pas Ilir Qirjakos), pavarësisht se ky i fundit kishte kërkuar dorëheqjen. Futbollistët u gjobitën me 50 për qind të pagës së muajit prill. Gramozi renditet në vendin e fundit, me 22 pikë pas 27 javësh.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Merkure, 14 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›