E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gramozi, presidencës pritet ti shtohet një emër i ri

Nga Kristi Lilo

Ekipi kolonjar do të ketë mbështetje më të madhe fazën e dytë nga presidenca aktuale dhe një sponsor tjetër

Tifozët kolonjarë presin çdo ditë të mësojnë se cili do të jetë ekipi i fazës së dytë, pasi është e qartë se do të ketë shumë ndryshime. Ata presin afrime cilësore, që Gramozi të pretendojë të ngjitet sa më lart në klasifikim dhe të mos rrezikojë rënien nga kategoria.

Presidenca Lajmi që i ka kënaqur më shumë kolonjarët është se presidencës pritet ti shtohet edhe një biznesmen, që do të sponsorizojë bashkë me drejtuesit aktualë. Emri i sponsorit të ri nuk bëhet i ditur për momentin, pasi ende ai nuk e ka dhënë përgjigjen përfundimtare. Nga ana tjetër, presidenca e Gramozit pritet të japë një ndihmë më të madhe gjatë fazës së dytë.

Gjithçka do të jetë më e qartë ditët në vijim, kur pritet të bëhen edhe përforcimet. Emrat e lojtarëve të rinj do të mësohen më datë 9 janar, kur trajneri Qirjako kërkon që ta ketë të plotë grupin për të bërë fazën përgatitore. Kuptohet që tashmë gjërat kanë filluar të lëvizin, pasi kolonjarët patën shumë vështirësi në fazën e parë.

Sulmi Për tu provuar pritet të afrohen tre sulmues, pasi ky është edhe reparti më problematik. Mungesa e një lojtari cilësor në sulm e ndëshkoi jo pak ekipin kolonjar gjatë ndeshjeve të fazës së parë. Nela dhe Hysolli janë dy sulmues të rinj në moshë dhe e kanë të domosdoshme që të kenë përkrah një lojtar me përvojë, që mund të vijë nga Partizani, me ndërmjetësinë e portierit Nuredini.

Emri i tij do të bëhet i ditur ditët e ardhshme. Trajneri Qirjako, menjëherë pas ndeshjes së fundit të 2011-ës, është shprehur se ekipi i tij do të përforcohet në të tri repartet. Drejtuesit e Gramozit janë në kërkim të lojtarëve, të cilët mund ti bëjnë shumë punë ekipit për fazën e dytë. Duke parë interesimin e kryebashkiakut Ali Laho dhe trajnerit Ilir Qirjako, të gjithë në Ersekë besojnë se Gramozi do të hyjë në gjysmën e dytë të kampionatit më i kompletuar.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›