E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shëngyli, trajner i ri i Lirisë

Liria më në fund është bërë me trajner të ri, të cilën pozitë e pati lënë të zbrazët Ali Maralusha.

Bardhezinjtë, shef të shtabit teknik të enjten e kanë emëruar trajnerin e njohur kosovar, Skënder Shëngyli, i cili së fundmi me sukses e udhëhiqte Vëllaznimin, nga i cili pati dhënë dorëheqje pak kohë para se të përfundonte pjesa e parë e kampionatit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Lirisë, Bashkim Kajdomçaj. “Bordi i klubit, sot pasdite (e enjte), e ka mbajtur një mbledhje, në të cilën e ka zgjedhur përfundimisht çështjen e trajnerit.

Kështu, në sezonin pranveror, Liria do të udhëhiqet nga trajneri i njohur, Skënder Shëngyli. Bordi i klubit beson se me Shëngylin, Liria do të jetë më e fortë”, ka deklaruar Kajdomçaj për Express.

Prizrenasit fillimisht ishin në negociata me Skender Kaprën, por bisedimet mes tyre kishin dështuar. Burime të Expressit kanë bërë të ditur se bardhezinjtë njëkohësisht me Shëngylin, ishin në negociata edhe me Erdogan Cilinën, por në fund postin e trajnerit ia besuan ish trajnerit të Prishtinës e Ballkanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›