E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raskaj, i harruar

Anel Raskaj dikur konsiderohej si njëri prej talentëve më të mëdhenj të futbollit zviceran. Ai kishte oferta nga shumë klube, mirëpo sot e kanë harruar të gjithë. Mesfushori kosovar nuk ka asnjë ofertë zyrtare, edhe pse është i lirë, pasi që i ka skaduar kontrata me Halmstadin.

“Sot ndihem i pasigurt. Kam filluar të ndiej paksa ankth. Në të kaluarën kishte interesim, por tash nuk ka asgjë konkrete”, thotë Raskaj për uebfaqen FotbollDirekt.se.

Më herët, thuhej se Orebro dhe Kalmari kishin shprehur interesim për 22-vjeçarin, por ai nuk është i vetëdijshëm për një gjë të tillë. “Nuk ka pasur ndonjë interesim konkret, sa e di unë. Jam duke u stërvitur qe një muaj i vetëm, por shpresoj që të jem gati pasi të dëgjoj diçka”, shtoi ai.

Halmstadi i ka angazhuar katër mesfushorë dhe me këtë rast, dyert për Raskajn duket se janë mbyllur. “Mendoj se më konsiderojnë të humbur. Kam pasur një bisedë të shkurtër pas sezonit, por nga ajo kohë nuk jemi dëgjuar. Kam zgjedhur të pres dhe tash i kanë angazhuar dy lojtarë të pozitës sime. Mendoj se kanë plane të tjera”, shtoi ai. Raskaj nuk e përjashton mundësinë që ta vazhdojë karrierën jashtë Suedisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›