E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani: Shtyllat kryesore të kodit zgjedhor të mos ndryshohen

TIRANË- Sipas kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani zbatimi i kodit aktual zgjedhor, ka treguar se ndryshimet, reformat zgjedhore, janë të domosdoshme për të përmisuar procesin, por edhe për të arritur standartet e kërkuara.

‘Brenda kësaj reforme sigurisht që aktorët politik mund të gjejnë edhe forma të ndryshme të menaxhimit të zgjedhjeve, por megjithatë nuk besoj që shtyllat kryesore të ndryshimit të kodit zgjedhor, do të jenë ndryshimi i administrimit të zgjedhjeve, por do të jenë pika të ndryshme të kodit zgjedhor, të cilat do ta bëjnë atë më fleksibël në zbatimin e tij. Pra nuk besoj se cështja kryesore do të përmblidhet tek administrimi i zgjedhjeve”,- deklaroi Ristani.

Ristani ka argumentuar se administrimi politik i zgjedhjeve është forma më rezultative, e cila garanton balancën e menaxhimit të procesit zgjedhor.

“Partitë politike, aktorët dhe faktorët politik, kanë përcaktuar administrimin politik të zgjedhjeve si mënyrë menaxhimi. Nuk mund të them se kjo formë që ne kemi është më e mira, por sigurisht është një formë rezultative e menaxhimit të zgjedhjeve sepse është tërësisht e balancuar, pavarësisht se është politike, është një menaxhim i balancuar i zgjedhjeve”,- nënvizoi kreu i KQZ, Arben Ristani

Kreu i KQZ, ishte i pranishëm në certifikimin e vëszhguesve të zgjedhjeve vendore të 8 majit, të Unionit Shqiptar për Cilësinë e Jetës.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›