E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, sekuestrohet një automjet i vjedhur në Serbi

Burime zyrtare nga policia e Qarkut thanë se në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Botës është paraqitur për të dalë përtej kufirit shtetasi Adnand Veizi, 56-vjeç, me automjetin e tij tip golf të  markës “Volkswagen”, me targe TR 7475 F, prodhim i vitit 2000.

Pas verifikimeve të kryera  rezultoi se ky automjet ishte i vjedhur në Serbi, teksa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Materialet procedurale ju referuan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Sarandë për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorike”. /Start/

                                                                                             2011-07-27 13:46
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›