E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës hap dyert në mbrëmje

Ai ftoi qytetarët që të vizitojnë bashkinë rreth orës 18:30.  “Bashkia u përket të gjithëve dhe ne do të punojmë për interesat e qytetarëve, pavarësisht përkatësive të tyre politike”,  u shpreh Basha.

Sipas tij, dyert e Bashkisë do të jenë të hapura për çdo qytetar të Tiranës të mërkurën në mbrëmje.

Siç e ka theksuar edhe gjatë fushatës, por edhe ditën e betimit, Basha siguron edhe një herë se qytetarët janë të parët dhe Bashkia është në shërbim të tyre. Vizitorët e Bashkisë do të kenë mundësinë të takohen me kryebashkiakun Basha në zyrën e tij.

“Bashkia nuk do të jetë më vend i betejave politike. Të vetmet beteja të Bashkisë do të jenë interesat dhe shqetësimet e qytetarëve të Tiranës”, është shprehur kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha. /Start/

                                                                                             2011-07-27 14:14
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›