E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruli takim me fermerët e Gjirokastrës: Dhamë 130 milion lekë subvencione

Pazari i Gjirokastrës duhet te kthehet ne emblemen e turizmit te qytetit. Ky ka qene mesazhi qe kandidati demokrat Genc Ruli ka percjelle ne nje takim me pronare dhe administratore te bizneseve qe ushtrojne aktivitetin ne zonen muzeale te qytetit. Ruli ka pohuar se qeveria ka ndermarre nje sere hapash per kthimin e Gjirokastres ne njedestinacion turistik mjaft terheqes.

Gjate bisedes Ruli ka komentuar edhe nismen e kryeministrit Berisha per ta shpallur zonen muzeale te Gjirokastres nje zone te lire nga detyrimet tatimore.

Nga ana e tyre biznesmenet kane ngritur nje sere shqetesimesh te cilat kane gjetur pergjigje nga ana e kandidatit Ruli.

Kandidati Ruli ka shprehur mbeshtetjen e qeverise shqiptare dhe Partise Demokratike ne favor te lehtesimit te biznesit dhe krijimit te mundesive per punesimin e sa me shume banoreve.

TVSH dhe taksat doganore u hoqën dhe për një sërë elementësh që janë të domosdoshme, sidomos për agroindustrinë. Sot që të blesh makineritë për një fabrikë vaji, të përpunimit të lëngjeve, të konservimit apo të qumështit, sot nuk paguan më në doganë taksat doganore dhe as TVSH për to. Kjo është një lehtësi mjaft e madhe, duke parë që sot është momenti kur është 2 apo 3-fishuar interesi i investitorëve në industrinë e lehtë dhe ushqimore. Kjo lehtësi u vjen atyre pikërisht në kohën e duhur, – tha Genc Ruli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›